Top Channel nxjerr videon që tregon shumë, ja çfarë ndodhi në institucionin shqiptar që askush nuk e dinte

Një ditë më parë, raportuam se në Drejtorinë e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ishin firmosur 11 lirime nga puna, punonjës e mes tyre edhe ish drejtuesi i këtij institucioni. Mësohet se shkarkimet i ka firmosur vetë drejtorja e re Sonila Qato.

Sakaq sot ka dalë një video në të cilën shihet se çfarë ka ndodhur kur në ambientet e këtij institucioni të shkarkuarit kanë shkuar të nisin punën por nuk janë lejuar të futen. Mesa duket nuk kanë pasur dijeni.

Dy persona qëndronin me listë në dorë pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, duke mos lejuar punonjësit e liruar nga detyra që të hynin në ndërtesë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për Afrim Qendron.

Pamjet e kamerave të sigurisë së brendshme tregojnë një person që mban në dorë një listë në hyrje të ARRSH-së. Në filmime shihet të pengohet për të hyrë në institucion edhe zv/drejtori Ergys Verdho.