Top Channel rr.ëm.ben Aurela Gaçen, ky projekt do ju mahnisë

Kur nuk kanë kaluar shumë ditë që kur këngëtarja e njohur dhe e dashur shqiptare Aurela Gaçe solli bashkëpunimin më të ri me reperin Genc Prelvukaj, të titulluar Adrenalinë, i cili do jetë hit i kësaj vere, duket se tashmë shumë shpejt do ta shohim në një emision televiziv.

Vetë Aurela ka publikuar në Instastory një postim të regjisores së emisionit, e cila ka ndarë në Instagram komentet mes këngëtares dhe Renato Mekollit, ku zbulojnë bashkëpunimin mes tyre.

“A pranoni speca-listë?”- i komenton Aurela me humor shefit të kuzhinës, ndërsa ai ja ka kthyer: “Ti këtë vit nuk do të shpëtosh ta dish.”, duke i lënë të gjithë të kuptojnë se në tetor Aurela do të na shoqërojë në ekran gjatë konkursit për kuzhinierin më të mirë.

Bëhet fjalë për formatin “Hell’s Kitchen”, projekt i cili do të nisë sërish në tetor dhe duket se këngëtarja do të marrë pjesë.