Tr.agjike, luftoi 20 ditë me ko.ronavirusin, infermierja ndërron jetë 24 orë pasi del nga spitali

Një infermiere argjentinase ka ndërruar jetë për shkak të ko.ronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.

43-vjeçarja María Mariángeli u infektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires, sipas gazetës “La Capital”.

Për shkak të ndërlikimeve të provokuara nga ko.ronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave me respirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

Por, në shtëpi iu rikthyen simptomat dhe infermierja e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Me ambulancë u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.