TRA.GJEDI E DYFISHTË nga COVID/ Vd.es në moshë të re specialisti i Arsimit në Tiranë, bashkë me të edhe e ëma



Një tra.gjedi e dyfishtë raportohet nga Tirana.



Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e COVID Alfred Koçi, specialist i Arsimit në Tiranë.



Lajmin e bën me dije kolegu i tij Selman Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar i cili njofton njëherazi se edhe e ëma e Koçit ka ndërruar jetë gjithashtu nga COVID.

“Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende.

U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare. Lamtumire i dashur Alfred Koci!

Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh perjetesisht”, shkruan Selman Hodaj.