Tra.gjedi/ U grind me shokun për derbin, ai e gjuan me armë por nuk e kap, pastaj merr thi.kën dhe e mas.kron

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite botën e sportit,  ku pas një sherri mes dy tifozëve kundërshtarë të Galatasarait dhe Fenerbahçes, njeri ka mbetur viktimë.

Dy tifozët ishin duke e ndjekur derbin ditën e djeshme në të njëjtin lokal dhe, gjatë zhvillimit të ndeshjes kishin një grindje midis tyre. Pas ndërhyrjes së personave që ndodheshin aty, të dy tifozët u ndanë dhe shkuan në shtëpitë e tyre.

Megjithatë asgjë nuk kishte përfunduar këtu, pasi njëri nga tifozët i mërzitur nga dita e djeshme shkon në shtëpinë e personit që kishte sherrin dhe e gjuan me pistoletë, por ky i fundit iu shmang dhe nuk u kap nga plumbat.145240

Në nerva e sipër, pasi dështoi ta godiste me pistoletë, personi në fjalë merr thikën dhe e godet në trup duke i shkaktuar plagë të shumta, të cilave nuk mundi t’iu mbijetojë.