Tra.gjike/ Makina përp.las një fëmijë 10-vjeç në Shkodër

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur para pak minutash në  unazën perëndimore në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një aksident shumë të rëndë. Një veturë ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.

Fëmija është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit në spital.

Njoftimi i policisë

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.