Tragj.edi tek Barcelona, ndërron jetë vajza nëntë vjeçare e…

Bota e futbollit është tronditur, pasi ish trajneri i Barcelonës i cili bëri historinë duke mposhtur me rezultatin 6-1, PSG-në pasi kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 4-0 ka ndarë një lajm shumë të hidhur.

Trajnerit spanjoll i është ndarë nga jeta vajza e tij nëntë vjeçare, dhe këtë lajm e ka bërë të ditur ai vetë.

Trajneri u largua nga kombëtarja para disa muajsh, për probleme familjare, teksa vajza e tij po luftonte me një sëmundje të rëndë (osteosarkoma – tumor në kockë).

Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensie kundër osteosarkomës. Duam të falenderojmë të gjithë mesazhet që kemi marrë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falenderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për dedikimin e tyre. Do na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Ksanita”, shkruhej në njoftimin e trajnerit spanjoll.