Tragjike/ Autobusi del nga rruga, humbin jetën 28 turistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portugali. Të paktën 28 turistë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të një autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në ishujt Madeira në Portugali, pranë qytetit të Santa Cruz, ku autobusi ka humbur drejtimin dhe është përmbysur.

Raportohet se në mes të viktimave janë edhe 9 turistë gjermanë. Gjithashtu ka edhe shumë të plagosur.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se nëntë turistë gjermanë kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në aksidentin. Sipas të mbijetuarve thuhet se kanë qenë 50 pasagjerë.

Sipas mediave portugeze, zjarrëfikëset dhe autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit dhe as se turistë të sa kombësive të ndryshme janë në bord.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 me orën lokale. Raportohet se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin në një kryqëzim dhe ka dalur jashtë rrugës.