Tragjike në këtë shtet/ Vd.esin mbi 600 njerëz dhe helmohen mijëra të tjerë, besuan lajmin se konsumimi i alk.oolit kuron Covid-19

Një tragjedi ka ndodhur në Iran ku më shumë se 600 njerëz kanë vd.ekur ndërsa mijëra të tjerë janë helmuar, për shkak se konsumuan alko.ol me përqëndrim të lartë, duke menduar se kjo është një mënyrë e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Qytetarët morën këtë vendim për të konsumuar alk.oolin duke u nisur nga një lajm i rremë u bë viral në mbarë Iranin ku ju sugjerohej njerëzve se alko.oli industrial mund të shëronte koronavirusin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholam Hossein Esmaili, tha se të paktën deri më tani kanë vd.ekur mbi 600 njerëz, kurse tre mijë të tjerë janë helmuar dhe janë shtruar në spital.

“Shifrat janë shumë të larta dhe përtej pritshmërimeve tona. Konsumi i alko.olit nuk është kurë, por mund të jetë vd.ekjeprurës.”- u shpreh ai.