Trajneri Lika komenton fitoren ndaj Shënkollit, por edhe atë të Veleçikut

Pas fitores me Shënkollin, trajneri i skuadrës shkodrane Hasan Lika është shfaqur i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij. Lika gjithashtu komentoi edhe fitoren e djeshme të Veleçikut përballë rivalit të Vllaznisë, Erzenit të Shijakut.

“Një fitore e nevojshme për momentin. Arritëm të fitojmë falë një loje të mirë, pavarësisht se kundërshtari nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Përsa i përket fitores së Veleçikut, neve kemi kampionatin tonë, ato kampionatin e tyre. Secila skuadër lufton për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Por, kemi ndeshje të vështira në pjesën e mbetur të kampionatit. Duhet përqëndrim maksimal, sepse edhe me një skuadër që nuk është në pozita të mira ishte e vështirë ti shënoje. Kemi kohën në dispoziçion për të rritur forcën e skuadrës.” – theksoi trajneri Lika.

Ndërkohë përsa i përket eleminimit në kupë, Lika tha se skuadra e Vllaznisë nuk kishte objektiv kryesor kupën. /ShkodraNews