Trajneri Panuçi zbardh listën, ja lojtarët e grumbulluar për 2 sfidat eleminatore ( Emrat )

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka publikuar para pak minutash listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eleminatore Euro 2020. Ka rikthime por edhe mungesa për këto dy sfida të para të kuqezinjve.

Kështu nuk janë thirrur lojtarë si Lenjani, Manaj apo edhe Bare, që kanë qenë më parë pjesë e kuqezinjve. Mungon edhe sulmuesi shkodran Sindrit Guri, i cili mesa duket është penalizuar për shkak të aktivizimit të pakët në kampionatin belg.

Përsa i përket lojtarëve shkodranë, pjesë e listës janë: Hysaj dhe Balaj. Shqipëria do të luajë me 22 mars në Shkodër ndaj Turqisë ndërsa pas tre ditësh do të udhëtojë drejt Andorrës. /ShkodraNews

Lexo edhe: