“Trangull! Ha përshesh ha”, fjalë të rënda të qytetarit ndaj aktorit kryebashkiak

Tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme që shkundi Shqipërinë, shkaktoi mbi 100 persona të lënduar, si dhe dëme të panumërta materiale.

Fatmirësisht tërmeti me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter, i shoqëruar nga lëkundje të tjera, nuk shkaktoi viktima, ndërsa qytetet më të prekura ishin Durrësi, ku ishte epiqendra dhe Tirana.

Si për ironi të fatit, duhej që të ndodhte ky tërmet që qeveria të kujtohej për disa qytetarë, që jetojnë në zona të thella rurale, të cilët u prekën nga lëkundjet.

Kështu ka bërë edhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, i cili ditën e sotme ka shkuar drejt Shijakut, me arsyetimin për t’iu gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti.

Mirëpo një qytetar i ka kujtuar edhe shtëpitë e dëmtuara në qytetin e Ersekës, nga tërmeti i 1 qershorit të këtij viti, të cilat ende nuk janë rikonstruktuar nga qeveria e as nga bashkia, ndonëse iu premtua që do të sistemoheshin brenda 3 muajve.

Në përgjigjen e tij, Isai justifikohet duke u shprehur se punën që ka për detyrë po e bën, por nuk nguron që ta quaj “trangull” qytetarin.

Më pas qytetari i sugjeron kryebashkiakut të ri të Ersekës se populli nuk ka nevojë vetëm për solidaritet, por edhe që taksat e tyre të mos shkojnë në xhepat e qeveritarëve.

Mesa duket, Isait nuk i pëlqeu komenti i qytetarit dhe i drejtohet me fjalët: Ëhëëë, po ha përshesh. Ha shoku, ha. Të bëftë mirë!

I befasuar nga mënyra e komunikimit të Isait, qytetari e ironizon kryebashkiakun, duke i thënë se ndoshta i duket sikur është ende në Portokalli.

Replikat:

Qytetari: Po ti jepu njehere njerezve qe ke ne Erseke qe u demtuan shpite ngelen jashte pastaj shiko te Shijakut kastravec

Isai: Une pjesen time qe kam per detyre ta bej e bej cdo dite per Qafezesin. Po ti cfare ke bere si solidaritet meqe ke kaq keqardhje virtuale? Trangull!

Qytetari: Po pse ky popull vetem solidaritet do apo te duket sikur je ne teatrin e kukullave . Pastaj ju keni lek tu jepni njeresve se vodhet fondet e shkolles 730 milion lek ujesjellesi 300 milon e kini pare nanjer cilesine e punimeve e keni pare sa po vidhet shikoi edhe keto se per kete pune je jo te mbushni xhepin e elises.

Isai: Eheeee po ha pershesh. Ha shoku ha. Te befte mire.

Qytetari: Ke shume te drejte me menyren e komunikimit se je alabak per kete ke mbaruar edhe te duket sikur je akoma ne portokalli po nuk e kupton qe je thjesht nje trap.