Transformimi brenda ditës i Elisa Spiropalit ja kë flaku tej me detyrën e rëndësishme që i dha Rama

Në ndryshimet drastike që Kryeministri Rama bëri me qeverinë e tij, u emërua ministre një nga deputetet më aktive dhe më agresive të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Sot, Elisa Spiropali është ministre, detyrë kjo edhe më e rëndësishme se ajo e drejtoreshës së Doganave të disa viteve më parë. Spiropali u bë objekt i komenteve të shumta pasi paparazi e kapi atë rreth një vit më parë teksa lëvizte më një makinë shumë të shtrenjtë me të cilën vinte në Parlament.

Por pas kësaj Elisa nuk u pa më me atë makinë, madje, ditën e parë që erdhi në Parlament si ministre, ajo u shfaq me një tjetë më modeste. Por me detyrën e re edhe më të rëndësishme, Spiropali ka hequr dorë nga modestia, duke zgjedhur të udhëtojë me një fuoristradë të shtrenjtë, ashtu siç kanë bërë shumica e ministrave të qeverisë Rama.