Transmetohet edhe përmes s.ek.sit, ja çfarë u zbulua në spermën e meshkujve me Covid



Studiuesit zbulojnë se k.oronavi.rusi mund të transmetohet edhe gjatë marrëdhënies s.eksuale.



“The Sun” shkruan se studiuesit pohojnë se meshkujt që ishin shëruar nga infeksioni ende kishin Covid-19 në spermën e tyre.



Ekspertët sugjerojnë që burrat e infektuar duhet ta konsiderojnë “pushimin” në kryerjen e marrëdhënieve s.eksuale ose të përdorin një prezervativ për të ndaluar transmetimin.

Shkencëtarët kinezë analizuan rezultatin e 38 pacientëve që ishin të infektuar, 15 prej të cilëve ishin akoma në spital dhe 23 që ishin shëruar.

Gjithsej gjashtë burra, ose 16 përqind, kishin virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton k.oronav.irus, në kampionin e tyre të spermës.