Tre vite bashkë, Çiljeta dhe Albani marrin vendimin e papritur

Lidhja e tyre me sa duket ka marrë fund.

Prej tre vitesh tashmë këngëtarja  e njohur Çiljeta Xhilaga a qenë në vëmendje të mediave për lidhjen me portierin e ‘Partizanit’,  Alban Hoxha. Ndonëse çifti kurrë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, ata janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në media u përfol se lidhja e tyre do të zyrtarizohej.

Megjithatë, së fundmi është mësuar se çifti nuk janë më bashkë. Hera e fundit që ata u panë bashkë ka qenë pas ndodhisë së nëntorit, ku Hoxha pati disa probleme me autoritetet dhe Çiljeta u fotografua pranë tij.

Mirëpo, sipas burimeve pranë ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre.  Nuk dihet shkaku, megjithatë ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.