Tregu i këmbimit valutor, një lajm i keq për të gjithë ata që kanë Euro…

Pasi rifitoi terrenin e humbur, monedha e përbashkët e vendeve të Bashkimit Evropian ka nisë sërish rënien e lirë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës dhe Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.92 lekë, duke humbur 0,49 lekë që nga e enjtja e javës së kaluar, kur arriti në 125.92 lekë, apo nivelin më i lartë që nga fillimi i muajit tetor.

Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie ishte e pritshme, pasi vlerësimi i euros erdhi nga faktorë të përkohshëm, të kërkesës së lartë për euro. Tashmë tregu valutor i është kthyer normalitetit, ku oferta për euro mbetet e lartë dhe kërkesa për të relativisht e dobët, ndërsa në kahun tjetër qarkullimi i monedhës vendase është i ulët.

Në pozita të zhvlerësuara paraqiten edhe valutat e tjera si dollari amerikan, që ka këmbehet sot me 0.19 lekë më pak apo dhe paundi britanik që ka humbur 0,42 lekë.