“Tregu kriminal i ndërtimit i shërben pastrimit të parave. Boll u frynë pushtetarët dhe mafiozët nga kazinotë”

Nga Romeo Kara

A mundet thua që një plake, e lodhur dhe e konsumuar t’a shesë përjetesisht veten si te re, vetem pse di të bëje make up dhe ka oratori mesatare? A mundet që përjetesisht forma të mbulojë difektet e përmbajtjes? A mundet që perjetesisht t’i themi derrit daje? Patjeter qe jo, dhe kjo jo duhet te filloje nga Tirana.

Ky qytet, ky kryeqytet, duhet te dale sa me shpejt nga make- up demagogjik dhe te hyje ne zgjidhjen reale dhe efikase te problemeve ekonomiko-sociale. Kushdo qe ka qeverisur minimumi familjen e tij, e kupton se ne menaxhimin e saj, ka prioritete, dhe prioritet jane absolutisht zgjidhja e halleve dhe problemeve emergjente. Prioritet jane varferia, papunesia, mungesa e strehimit, transporti urban, urbanistika etj.

Nëse dikush do te kishte deshiren per te zgjidhur problemin e strehimit, me minimumin e interesimit dhe vullnetit, ai do te ishte zgjidhur brenda pak viteve duke iu drejtuar qofte edhe zgjidhjeve emergjente me shtepi te printuara 3D apo conteniere te pershtatura.

Zgjidhja me e mirë, me afatgjate, me e ndershme do te ishte ngritja e ndermarrjeve te ndertimit te bashkise, ku njerezit do te punesoheshin, dhe bashkia do t’i ndertonte vete apartamentet dhe cdo veper tjeter, duke i fituar ato me kosto dhe jo me cmim, pra jo me shume se 200€ per meter katror, duke shmangur ne menyre absolute shperdorimin e parave publike ne favor te oligarkeve fshataro-kriminalo-pushtetaro-mafioz, te cilet i njohim si paraja e kuqe edhe pse ju genjen mendja se mund te fshihen pas gishtit. Nje shtepi e printuar 3D nuk kushton kurrë me shume se 4 mije USD dhe kerkon vetem 24 ore kohe per t’u ndertuar.

Kjo lloj shtepie mund te blihet nga kushdo, duke patur parasysh edhe perdorimin e kredive konsumatore.Ia kam sugjeruar syfeteve te pushtetit kete variant, por ata si perverse, duken teper te kenaqur me veten, kur shohin se si deshirat dhe tekat e tyre, mund t’a mbajne peng nje popull.
Pra, me pak milione euro, por me deshiren dhe vullnetin e mire, largohet mungesa e strehimit dhe ulet papunesia ne Tirane apo dhe ne te gjithe Shaiperine.

U premtua se tregu abuziv i apartamenteve do të rregullohej, por vazhdon pa u sekelldisur fare karshilliku kriminal, kur pallate të tera te ndertuara me para krimi e korrupsioni, qëndrojne bosh dhe pronaret e tyre nuk pranojne ta ulin cmimin e shitjes, i cili ne menyre abuzive, qendron me larte se ai i Athines apo Kelnit ne mes te Europes.

Nuk do shume mend per ta kuptuar se ky treg kriminal i ndertimit, i sherben pastrimit te parave dhe mbajtjes peng te shqiptareve te varfer.Mungesa e nje catie mbi koke, te ben te huaj ne atdheun tend dhe fut ndjenjen e urrejtjes dhe pakenaqesise ndermjet shqiptareve, prandaj vete shqiptaret, duhet t’u drejtohen mijerave apartamenteve qe qendrojne bosh, nga Velipoja ne Sarande dhe te vetezgjidhin hallin e tyre.

Nese nje bashki do t’i ndertoje vete ndertesat, rruget e cdo gje tjeter, duke shporrur proceduren e vjedhjes me ligj, qe quhet tender, atehere ajo do te kurseje minimumi 70% te fondeve te saja, si dhe do te zgjidhe brenda pak viteve, problemet me te renda sociale apo nevojat emergjente. Ka qytete te medha ne Europe qe per te papunet paguajne pothuaj rroga te plota, te cilat i marrin nga te ardhura monopol si p.sh kazinote. Boll u fryne pushtetaret dhe mafiozet nga kazinote.

Ato para mund dhe duhet te shkojne tek hallexhinjte dhe kjo gje behet fare thjeshte, me ligje dhe me deshiren dhe vullnetin e mire. Pasi ti mjekohet shpirti i vrare dhe i semure komunitetit, atehere fillojme edhe lyejme b….. me kos dhe bejme vija, sheshe, kulla per oligarket dhe lule per grate e tyre.

Eshte kulmi i marrezise qe te presesh rezultate te ndryshme, pa ndryshuar metoden, keshtu qe fillimisht duhet ndryshuar me rrenje metoda dhe duhen shporrur pseudometodaxhinjte qe me talljen publike qe po na bejne perdite, po na ofendojne edhe intelektualisht. Qyteti duhet t’u kthehet qytetareve, ne thelb dhe ne forme, te jete streha e tyre e sigurte, dhe t’i bej krenare per qenien qytetare te tij.

Qyteti duhet orientuar dhe frymezuar per te rritur shpirtin e tij, shpirtin qytetar, jashte dogmave dhe ndasive politike, por drejt solidaretit qytetar, njerezillikut, kerkeses per drejtesi, cilesi jete dhe nivel kulturor.

Loading...
Loading...