Tro.nditet Shkodra! Tritol shtëpisë të ish-basketbollistit të Vllaznisë

Një sasi e konsiderueshme tritoli shp.ërtheu në një banesë të braktisur në lagjen “Qafë Hardhi” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30. Tritoli u vendos në derën e shtëpisë së Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shp.ërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA.