Tro.nditje në Beograd/ Serbët ‘qajnë’ Boltonin, ja si e cilësojnë mikun amerikan

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e tij të Sigurisë, John Bolton, për shkak të këshillave të këqija që ka dhënë. Kështu e ka argumentuar ai vetë vendimin e marrë.

Por ky lajm nga matanë atlantikut ka tronditur edhe vendet e Ballkanit. Mediat serbe kanë reaguar të mërzitur, duke shkruar se iku kundërshtari i pavarësisë së Kosovës.

Gazeta serbe ‘Kurir’, shkruan në faqen online të saj se ‘John Bolton, ish ambasadori amerikan në OKB, njihet si një kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës’.