Troket fundi i “bandës” politike, ekspertët e SHBA-BE marrin në dorë “fatin” e zgjedhjeve në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po angazhohen maksimalisht për zgjidhjen e krizës politike në Shqipërisë dhe krijimin e një klime normaliteti, në të cilën të mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Siç duket, SHBA dhe BE kanë nisur lëvizjet për të realizuar më në fund, pas 28 vitesh demokraci, një palë zgjedhje normale e të lira, ku fituesi të dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Për këtë, ekspertë të lartë ndërkombëtarë kanë zbarkuar në Tiranë dhe po vëzhgojnë nga afër gjithë procesin, si dhe po trajnojnë shqiptarët, në mënyrë që të ofrohen zgjedhje të lira.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, e cila ka theksuar se ndërkombëtarët do të angazhohen direkt për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta.

“Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.

Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Kjo mbështetje ka të bëjë me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”,ka deklaruar kryediplomatja gjermane.

Kujtojmë, që kriza politike ka sjellë në Tiranë disa prej zyrtarëve të lartë të SHBA dhe BE, të cilët këtë radhë duket se do të marrin në dorë situatën për të ofruar më në fund një proces të rregullt zgjedhor.

Këto lëvizje të ndërkombëtarëve i kanë përcjellë një mesazh të fortë gjithë klasës politike të Shqipërisë, e cila në këto 28 vite demokraci ka tentuar vetëm të vjedhë e të shkatërrojë vendin.

Tashmë, ndërkombëtarët, të cilët po vëzhgojnë të gjitha lëvizjet mbi Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi, nuk do të lënë më hapësira që Shqipëria të vijojë të drejtohet nga një “bandë” hajdute dhe kriminale.