Trondit Berisha: SHIK-u përgjoi Edi Ramën dhe më raportoi mua. Shoqërohej me diplomaten greke, e rekrutoi ajo apo ky…

Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se Shërbimi Informativ Kombëtar ka mbajtur nën vëzhgim Edi Ramën, gjatë kohës që Berisha ishte president.

“Për herë të parë”, tha Berisha “po e tregoj këtë histori”. Sipas Berishës, Rama mbahej nën vëzhgim nga SHIK-u për arsye se shoqërohej me një diplomate greke, me të cilën më pas u larguan së bashku drejt Parisit.

Në emisionin “Opinion”, i pyetur nëse beson se Rama u rekrutua nga diplomatja agjente greke, Berisha tha se nuk mund ta thotë, por dy mundësi ka: “Ose e rekrutoi Rama atë, ose ajo Ramën”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Berisha: Historia e emigrimit të Edi Ramës është e lidhur me një greke, ka qenë një diplomate, e njeh edhe ti. Dhe diplomatja, shërbimet tona ndiqnin edhe diplomaten se u trash miqësia me të. Ndiqej, ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. Çfarë lidhje, a e rekrutoi ajo Ramën, apo Rama atë, nuk e di, Por në Paris ikën të dy. Ky mori bursë, shkoi në Paris, shërbimet informonin për shhitje vizash, Edi Rama ka një të shkuar të errët. Se cila ishte lidhja, ishte erotike apo… nuk e di. E para punës po të ishte erotike nuk merresha unë. Edhe sot shërbimi të përgjon. Fakti është që ajo u zu bashkë me të në Paris. Ky shoqërim misterioz që këta kishin

Fevziu: Mesa diskutoj unë, kjo diplimate shoqërohej me të gjithë gazetarët e asaj kohe

Berisha: As që mund të mungonte ky. Por dilte problemi i shitje së vizave, probleme të tmerrshme aty. Shërbimi e ndiqte. Nuk po them që ishte agjent grek…e rekrutoi ai apo ajo, nuk e di. Po të pyesni shërbimin, ajo e rekrutoi. Kishte dyshime se është në bashkëpunim me të. SHIK-u raportonte te unë. Pse e hap këtë temë sot, sepse ka veprimet më të paimagjinueshme që bën ky ndaj Athinës.