Trondit Gent Cakaj, çon në 28 numrin e diplomatëve të shkarkuar

Rritet numri i lëvizjeve brenda diplomacisë shqiptare.

Jo 20 por plot 28 persona do të preken nga reforma në shërbimin diplomatik.

Diplomatët në fjalë nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Burime bëjnë me dije do të lirohen nga detyra Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demneri në misionin e Shqipërisë në Gjeneve të Zvicrës.

Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Shkëputja nga detyra edhe e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.