Trondit këngëtari i njohur: S’jam as mashkull, as femër

Këngëtarët shpesh njihen për mendimet e tyre kontroverse.

Këngëtari i njohur i hitit “Too good at goodbyes”, Sam Smith, i ka habitur të gjithë së fundmi kur në një intervistë direkte në Instagram deklaroi se nuk ndihej as mashkull, as femër, por një qenie pa gjini.

“Kur e pashë jo-binarin, gjininë, lexova për të dhe dëgjova që këta njerëz flisnin, unë thashë “Po ky jam unë”.

“Jo-binar/gjinor është një term në të cilin ju nuk identifikoni si gjini. Ju jeni një përzierje e të gjitha gjërave të ndryshme. Ju jeni krijim i veçantë. Kështu e kuptoj unë, nuk jam mashkull apo femër. Unë mendoj se notoj diku në mes. Është e gjitha në spektër”- ka rrëfyer këngëtari, i cili së fundmi po përflitet në media edhe për ndarjen nga i dashuri i tij prej 9 muajsh, Brandon Flynn.