TRONDITËSE/ Shkrumbohet shtëpia, zjarri i merr jetën çiftit të bashkëshortëve në …

Një ngjarje e rëndë ka mëngjesin e sotëm në qytetin e Pukës. Një shtëpinë është shkrumbuar nga zjarri në orët e parët të mëngjesit duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj përkatësisht 46 dhe 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg, rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne. Ndërkohë, flakëve kanë mundur t’ju mbijetojnë fëmijët e çiftit të cilët kanë mbetur të lënduar.

Katër fëmijët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar, ndërsa më i madhi prej tyre, i moshës 12 vjeç, ka mundur të nxjerr nga shtëpia edhe gjyshen e paralizuar. Sipas burimeve, bashkëshortët Petrit dhe Dava Ndoj kanë qenë duke fjetur gjumë në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë, Pal Ndue Gjoni i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82 vjeçari me bashkëshorten e paralizuar që po flinin po ashtu në katin e dytë të banesës, kanë arritur të dalin pa dëmtime. Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit, të cilët janë përpjekur për rreth 2 orë të shuajnë flakët.

Pukë/Informacion Paraprak

Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.