Tronditet Tirana, shpërthim tritoli në …

Një makinë ka tronditur zonën ku ndodhej në Tiranë, pas një shpërthimi të fuqishëm të saj me lëndë eksplozivë. Dyshohet se asaj është vënë tritol në lagjen Oxhaku në Tiranë.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.