Trump vjen me propozimin e tij, një ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri

Diten e sotme, presidenti i SHBA, Donald Trump ka propozuar emrin e ri te ambasadorit amerikan ne Shqiperi.

Bëhet fjalë për Yuri Kim, e cila ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.

Zonja Kim ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.