Tm.err në Durrës/ Anija e peshkimit gjen në det ku.fomën e një mashkulli…mbështjellë me natriban dhe i dekompozuar

Trupi i një mashkulli është gjetur i pajetë, i de.kompozuar, në plazhin e Durrësit.

Ka qenë një anije peshkimi “Emiliano”, ajo që ka konstatuar rreth 6 milje larg Durrësit kufomën. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vra.sje, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në m.orgun e Durrësit, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban, çka hedh dyshimet se  mund të jetë vra.rë dhe më pas është hedhur në det.

Me konstatimin e kufomës, Ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej Policia kufitare që  ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në mo.rg.

Nga këqyrja kufoma rezulton e dek.ompozuar dhe duhet të ketë disa muaj në det.