TSIPRAS ‘rreshtohet’ pro-Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Nëse nuk hapen negociatat, rrezikohet stabiliteti i BE-së

Ish-kryeministri grek dhe lideri i opozitës helene Aleksis Tsipras paralajmëron BE-në se nëse nuk aprovohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Europa e Bashkuar kërcënohet nga forcat ekstremiste nacionaliste.

Në Forumin e Partive Socialiste Europiane, Tsipras rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e pakundërshtueshme për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

‘’Dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit’’, shprehet Tsipras para zyrtarëve të lartë të majtë të BE-së.