Turistja italiane vjen në Shqipëri, por përballet me pronarët e Ksamilit, ajo rrëfehet pasi dëgjoi dh.unën e Mihalit

Një turiste italiane, që kishte mbërritur dje për herë të parë në Porto Palermo, na tregoi për përvojën e saj të ngjashme me një rast në një restorant në Ksamil.

“Po qëndrojmë vetëm sot në Porto Palermo dhe më duket shumë bukur. Kemi vizituar shumë qytete të Shqipërisë, kemi qenë në Berat e Gjirokastër. Na ka pëlqyer shumë. Kemi takuar njerëz të mirë e të sjellshëm. Kemi qenë të pafat, edhe ne kemi përjetuar një eksperiencë jo të mirë në Ksamil, ku shërbimi dhe sjellja e stafit nuk ishte e mirë. Por natyra është e mirë dhe na pëlqen shumë këtu”, tregoi ajo.