“Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për lekë”, shp.ërthen keq Ermal Fejzullahu



Situata e krijuar per shkak te pandemise, ka goditur rende edhe sektorin e muzikës.



Vendimi me i fundit i eksperteve per te mbyllur klabet e nates, diskot dhe lounge baret, ka ngritur ne proteste artistet.



Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore”, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.