Turqia shuplakë të madhe Erdoganit, ja çfarë po ndodh në Stamboll

Stambolli i ka dhënë sot goditjen e dytë Presidentit Erdogan dhe partisë AKP.

Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfator doli kandidati i opozitës, CHP, Ekren Imamoglu,  presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Votimi i 31 marsit nxorri fitues me një diferencë të ngushtë Imamollunë e opozitës, me një diferencë tepër të ngushtë prej 0.2%. Por Këshilli i Lartë Zgjedhor në Turqi pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Por edhe sot, qyteti më i madh i Turqisë ka zgjedhur sërish Imamoglu si kryebashkiakun e saj.

Deri tani, CHP kryeson me 54% përballë ish kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin. Ky qytet është bastion i tij prej më shumë se 2 dekadash.

Në zgjedhjet e 31 Marsit, ai humbi edhe kryeqytetin Ankara.