TV lokale të Shkodrës i filmojnë mbledhjet pa pagesë/ Ku i çoi Voltana 8 milion lekë për filmime? (dokumenti)

Jo vetëm do të mbahet mend për dështimin e saj në menaxhimin që i ka bërë Shkodres, por Voltana Ademi do të jetë kryetarja e bashkisë që do të duhet të hetohet edhe për genjeshtrat e pafundme dhe tjetërsimin e parave që i bën buxhetit të bashkisë dhe taksave të qytetareve, duke anashkaluar cdo hallkë, madje edhe këshillin bashkiak. Skandali i radhës i zbuluar në veprimet e saj të kryera me buxhetin e vitit 2018-të, del edhe një faturë e dyshimtë financiare që nuk dihet në xhepat e kujt ka përfunduar.

Voltana Ademi në publikimin e shpenzimeve që bën për nevojat e bashkisë Shkoder, ka deklaruar se për këtë vit nga fondi i parashikuar prej 800 mije lekësh, ka shpenzuar 799 mije e 200 lekë të reja, për Sistem Regjistrimi Video Full HD për Sallën e Këshillit të Bashkisë. Natyrisht të gjithë që mund të shohin një faturë të tillë dhe një sqarim që i bëhet këtij zëri buxhetor tek shpenzimet, kupton që kemi të bëjmë me një kompani që ofron shërbimin e filmimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak, në cilësinë më të lartë HD, sinjalin e të cilës më pas ju a shpërndan për transmetim mediave.

Por këtu lind problemi, bashkë me pikëpyetjen e madhe? Një shërbim i tillë në këshillin bashkiak të Shkodres nuk egziston, por përkundrazi, mbledhjet filmohen dhe transmetohen direkt pa asnjë pagesë nga televizionet lokale të këtij qyteti. Voltana Ademi si eksperte e shifrave dhe veprimeve të fshehta, sic duket këtë punë falas të mediave, ja ka atribuar një firme private.

E mjafton të kërkosh për të gjetur, firma që e ka këtë tender të fituar rezulton të jetë “Albamedia” sh.p.k, që prej muajit gusht të këtij viti do të duhej të kishte filluar këtë proçes. Tani i mbetet Voltana Ademit të tregojë se ku i ka çuar këto para, përse kryen veprime të dyshimta dhe me cfarë tagri një kryebashkiake luan me paratë e taksapaguesve.

Nese justifikimi eshte per kamerat e sigurise ato jane vendosur perpara muajit gusht (shiko foton me poshte), nuk kushtojne 800 mije leke te reja dhe ato nuk kane nevoje per mirembajtje. Kjo lehte e kuptueshme nga praktika e shume bizneseve qe sot i kane te instaluara madje te cilesise me te larte.

Shpenzimet e planifikuara për këtë vit është 2,771,001,928 Lekë ku janë realizuar 1,573,358,160 Lekë, ose 57%, mes të cilave edhe dicka që kurrë nuk është parë e nuk dihet ku ka përfunduar!/ShkodraNews