U-17/Shqipëria barazon 1-1 me Kosovën

Kosova U-17 rezultoi “kockë e fortë” për Shqipërinë e kësaj grupmoshe edhe në miqësoren e dytë “vëllazërore”, që u zhvillua në stadiumin e Shkodrës “Loro Borici”. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga Dzemal Mustedanagic, nuk arritën të tregonin forcën e vërtetë, por të paktën këtë radhë e shmangën humbjen.

Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të me anë të Asllanit, por kuqezinjtë reaguan shpejt, duke kthyer baraspeshën në rezultat në minutën e 79-të, pas një finalizimi të bukur të Cahanit nga jashtë zonës.

Ky ishte testi i fundit para kualifikueseve të Europianit që do të zhvillohen në muajin tetor.