U a.rrestuan para një viti, dy minorenët korçarë harrohen në b.urg. U ndodh e papritura

Ndonjëherë, drejtësia qëllon e padrejtë! E këtë e kanë provuar mbi kurrizin e tyre  dy minorenë.

Dy 17 vjeçarët Jonadri Karaja dhe Luiz Hoxhalli, u harruan, jo në kuptimin metaforik për një vit të mbyllur në b.u.rgun e Korçës.

Ata u arrestuan në mars të 2018 për t.r.afik dr.oge të mbetur në tentativë. Avokati i çështjes ku janë përfshirë të miturit rrëfen për ABC News shkeljen flagrante të afateve ligjore.

Avokati Nevzat Tarelli: “Parashikohet që rregullat për të miturit janë po aq të zbatueshme se të rriturit, por me kufizimin që paraburgimi nuk mund të jetë më i gjatë se gjysma e maksimumit të parashikuar për të rritur, një i paraburgosur i mitur nuk mund të mbahet në paraburgim pa u dërguar çështja për 6 muaj, në rastin konkret këto afate janë shkelur”.

Kjo neglizhencë sipas avokatit Nevzat Tarelli ka ardhur për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi, të kompetencave të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Gjykatave të Rretheve.