U aksidentua me makinën e Policisę, por ja çfarë bëri Albin Kurti direkt pas ngjarjes

Ardhja e Albin Kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë në një aktivitet të organizuar nga qendra e VV në Tiranë është shoqëruar me aksident në zonën e Qafë Kasharit.

Lajmi është bërë i ditur nga, Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”.

Fatmirësisht veç dëmeve materiale në makina nuk ka pasur të lënduar.