U arrestuan në Shkodër, kush janë dy biznesmenët pas hekurave, merrnin shuma të majme dhe…

Kreshnik Mustafaraj dhe greku Dimitris Thomoglou rezultojnë dy biznesmenet e arrestuar nga policia, pas hetimeve që prokuroria e Shkodres dhe tatimore kryen ndaj biznesit të tyre “General Impex” për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së në mënyrë abuzive në vlerën e mbi 44 milion lekëve të reja.

Por kush janë këto dy emra dhe cili është aktiviteti i tyre në Shqipëri? Greku Thomoglou rezulton administrator dhe aksioner i një prej fabrikave të njohura në vend të prodhimit të miellit dhe nënprodukteve të tij, si dhe operimin në biznese industriale dhe tregtare që kane vendosur lidhje me industrinë e miellit, prodhimin e ushqimeve të kafshëve dhe të grurit në përgjithësi.

Hapja e saj daton në vitin 1995. Ndërsa emri i Mustafaraj rezulton i përfshire edhe në projektet e ndërtimit të hidrocentraleve në vend, sic është ai “Bishinica 1,2” në Pogradec. Të dy biznesmenët si ortake në këtë subjekt pas hetimit që i është bërë për një periudhë 3 mujore, është arritur të nxirret përfundimi nga organi i akuzës dhe tatimoret se ata përfitonin shuma të majme nga rimbursimi i TVSH-së.

Nuk dihet nëse keta persona të klasifikuar si biznese VIP kanë qënë edhe më herët përfitues në këtë formë, por mësohet se hetimet vijojnë, kjo për faktin se ndonëse aktiviteti i tyre ishte në Tiranë, përfitimet i kishin në qytetin e Shkodres./ShkodraNews