U bë baba në moshën 48-vjeçare, Sokol Balla publikon foton me të bijën dhe prek me fjalët për të atin e tij të ndjerë



Gazetari Sokol Balla feston ditëlindjen këtë të premte, e para në 48 vite pa të atin.



Balla ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin në Facebook, ku ka postuar një foto me të birin e tij, për të cilin gazetari i njohur thotë se ëngjejt për pak çaste zbritën në tokë kur ai e ledhatonte.



“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan Balla.