U bë me djalë, Alban Dudushi rrëfen debatin me të bijën: Nisi të qante…

Të gjithë ne kemi pasur debate me prindërit tanë për çështje të ndryshme. Në të tillë pozicion është vënë edhe moderatorit Alban Dudushi teksa rrëfen se edhe ai ka konsumuar një debat me vajzën e tij. Ai tha për programin “Thumb” se Joelle është në moshën e adoleshencës.

“Unë jam një baba i përkushtuar dhe këtë e them pa pikë modestie. Herën e fundit Joelle filloi të qante kur po diskutonim. Ishte një debat ku do të zgjidhnim shkollën ku do shkonte. Dhe i thashë harroje këtë nuk ke për të bërë këtë, nuk e kemi fare në diskutim. Siç janë fëmijët që preken, ajo është dhe në fazën që duhet të formojë personalitetin e saj kështu që e imagjinoj të gjithë inatin e saj ndaj meje”, tregoi Albani.