U bë më i pasuri i botës pasi u martua, e pabesueshme çfarë i ndodh sot miliarderit

Duket se ky do të jetë një nga divorcet më të kushtueshme ndonjëherë, pasi CEO i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, dhe bashkëshortja e tij, MacKenzie, po i japin fund martesës së tyre 25-vjeçare, ndërsa në lojë janë 137 miliardë dollarë.

Bezos e bëri njoftimin të mërkurën, në “Tëitter”.

 “Ne duam që njerëzit të informohen mbi një ndryshim në jetët tona. Siç e dinë familjarët dhe miqtë tanë të ngushtë, pas një periudhe të gjatë të eksplorimit të dashurisë dhe testimit të ndarjes, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e jetës së njëri-tjetrit si miq”, shkruhet në deklaratën e nënshkruar nga të dy ata.

Bezos u bë milioner në vitin 1997, katër vite pasi ata u martuan. MacKenzie raportohet se ishte një nga punonjëset e para të “Amazon”. Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që ajo të marrë kontrollin e “Amazon” pas divorcit, marrëveshja e të cilit pritet të fokusohet në ndarjen e pasurisë së familjes. MacKenzie Bezos është shkrimtare, autore e veprave “The Testing of Luther Albright” dhe “Traps”.

“Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi shumë mirënjohës për secilin vit që kemi qenë të martuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Çifti ka katër fëmijë, njëri prej tyre i adoptuar. Kompania e Bezos, “Amazon”, aktualisht vlen 797 miliardë dollarë.