U bë nënë para 1 viti, Maya prek me rrëfimin e saj. Ja kujt i ngjan vogëlushi Jonas

Një vit pasi këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Maya u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Jonas, publikoi per here te pare pamjen  ne profil te djalit te saj.

Këngëtarja tregoi ne intervisten me Bieta Sulon se çfarë i është dashur të bëjë gjatë kësaj kohe ku ka qenë e ngarkuar me koncertet jashtë Shqipërisë, por dhe me rritjen e të voglit.

E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj, sepse sytë i kishte të shkruar. Për herë të parë ekskluzivisht artistja e dashur zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit.

Aliçkaj shtoi se shumë herë i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël. Megjithatë kjo situatë e sikletshme duket se ka arritur të zgjidhet tashmë sepse Maya i ka siguruar Jonasit një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.