‘U bot milionera me injorancën tonë ti dhe Ermali’, Bes Kallaku jep përgjigjen që nuk pritej

Që disa njerëz janë xhelozë për arritjet e të tjerëve kjo dihet, e ndaj edhe imagjinata e tyre kur flasin e akuzojnë shkon përtej limiteve.

Para disa ditësh aktori i njohur Bes Kallaku prezantoi projektin e tij më të ri që do të sjellë një fim komedi.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkroi aktori i humorit.

Por pas këtij postimi ai është është ‘kapur’ me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram ku fansi e ka sulmuar atë.

“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit”- shkruan komentuesi në postimin e Bes Kallakut.

Ndërkohë aktori i është përgjigjur:

“Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq.”