U dashuruan në pandemi kur dolën në ballkon, sot 38-vjeçari bën gjestin që lë pa fjalë të gjithë lagjen



Koronavirusi nuk arriti të vrīste romancën e as dashurinë. Kjo dëshmohet qartë nga historia e dashurisë së një çifti në Verona, qyteti i Romeo dhe Juliet, të cilët u dashuruan gjatë karantinës kur dolën në ballkonet e tyre për të dëgjuar një koncert violine.



Të dy ranë në dashuri nga … distanca dhe tani ata janë gati të ngjiten në shkallët e kishës.



Pas 10 javësh komunimkim, 38-vjeçari Michele D’Alpaos dhe 40-vjeçaren Paola Agnelli, ia dolën që të nisin një jetë së bashku.

Çifti konfirmoi për “Times” fundin e lumtur të njohjes së tyre të papritur, duke thënë se ata tashmë po planifikojnë martesën e tyre. Ishe menduar në çatinë e ndërtesës së banesës së Michele.

Paola, një avokate, pa Michele-n e para. Ata të dy ishin në tarracat e tyre për një koncert të improvizuar në lagje gjatë izolimit.

Michele e kërkoi atë në Instagram dhe të dy filluan të flirtonin deri në orën 3:00 të mëngjesit. Dhe meqenëse kishte një karantinë të rreptë, ata nuk mund të takoheshin nga afër, duke komunikuar vetëm nga ballkoni dhe telefoni.

Sigurisht, e gjithë lagjja mësoi për dashurinë e tyre, ndërsa ai ngriti një banderolë të madhe në çatinë e ndërtesës së tij të banesës, duke shkruar emrin e saj.