U desh të ndodhte ngjarja e rëndë në Shkodër që të shkundet nga zyra e ngrohte Olta Xhacka


Pasi një qytetar humbi jetën si pasojë e shembjes së strehës në një pikë karburanti u zgjua edhe Ministria e Mbrojtjes se rreziku në këtë mot të acartë nuk vjen vetëm nga bllokimi i rrugëve. Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet këtij reagimi, apelon ndaj pronarëve të banesave e bizneseve, me çati problematike, të mbuluara nga bora, që ti pastrojnë ato


“Ministria e Mbrojtjes, permes Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile duke marre shkas nga ngjarje e rende e mbremjes se sotme ne qytetin e Shkodres, iu ben thirrje te gjithe subjekteve private, banoreve dhe qytetareve, ne te gjitha zonat e prekur nga debora, te cilet disponojne banesa ose biznese te mbuluara me çati jo rezistente, ose te papershtatshme me mbajtjen e peshes se debores, te marrin masa te menjehereshme per pastrimin e tyre me qellim parandalimin e ngjarjeje te tilla tragjike”, thuhet në reagimin e misntrisë së Mbrojtjes.