U futën në histori me këtë që ndodhi sot, shikoni çfarë sharlatanësh janë këshilltarët e bashkisë Shkodër

Dy here brenda dites keshilli bashkiak i Shkodres deshtoi te mblidhej per te miratuar as me shume dhe as me pak por 5 pikat e rendit te dites. Pasi i priten mbi 1 ore gjate paradrekes, kuorumi nuk u realizua dhe ne pak minuta nga deshtimi, keshilltaret u njoftuan per nje raund te dyte ne oren 17.00. Serish pritja i kaloi 1 ore pasdreke ndersa keshilltaret nuk paraqiteshin dhe kritikat e pak kolegeve te paradites kishin rene ne vesh te shurdhet.

Mbledhja nuk u zhvillua duke shenuar nje precedent te padegjuar me pare ku ne harkun kohor te pak oreve deshtojne dy tentativa per te mbledhur parlamentin lokal me te zgjedhurit e tij. E paradoksi shtohet edhe me tej kur njoftohet tentativa e trete, duke ecur me parimin “e treta e verteta”. Te enjten ne oren 18.00 pasi demokratet te protestojne paradite, jane te thirrur ne mbledhje, duke shpresuar qe kete here te vijne.

Se sa do t’ja arrijne mbetet per tu pare pasi kur bie fjale per protesta jane te gatshem te shkojne por per qytetaret dhe problemet e tyre, i kane dore te dyte. Mes pikave qe do te kalohen jane edhe ato jetike si ndihma ekonomike dhe paaftesia per familjet e varfra. Ato duhen permbyllur brenda ketyre diteve qe me pas te kete kohe per ti perpunuar sherbimi social me qellim qe te kalohen parate e ndihmes ekonomike.

Nuk eshte hera e pare qe keshilltaret bashkiak te Shkodres bejne veprime te tilla qe vene ne dukje se per interesat personale shpejtojne te bejne cdo gje, e per qytetin e familjet ne nevoje as qe e vene uji ne zjarr. Natyrisht tani qe mandati po u mbaron edhe me pak e kane kete hall, sepse nje pjese e tyre e dijne qe nuk do te rizgjidhen dhe popullit as qe ja kane kete merak. Neser pritet testi i radhes qe me gjasa do tu deshtoje serish pasi te lodhur nga protesta shume prej tyre nuk do arrijne te jene per te miratuar pikat qe lidhen me qytetaret. Ky merak u pa qe nuk i intereson as Voltana Ademit dhe stafit te saj qe ndryshe nga heret e tjera munguan te jene ne mbledhje./ShkodraNews