U gjend në mes të shkëmbimit të zja.rrit, flet i pla.gosuri në Vlorë: Ne thamë se ishin fishekzjarrë…

Vlora u trazua sot nga një luf.tw mes ban.dash.

Një ate.ntat për fat të mirë pa vik.tima ndodhi gjatë mesditës në Vlorë, ndërkohë që shenjëstra ishte një personazh i njohur në zonë, shtetasi me iniciale I.H.

Gjatë këtij atentati, ku dy makina qëllonin ndaj njëra-tjetrës mbeti i plagosur në këmbë një kalimtar i rastit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ai është Dajko Cenodemaj, një burrë që po pinte kafe me shokët në një lokal pranë përplasjes së armatosur.

Ai ka marrë mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një prononcim për gazetarët ai tregon atë se çfarë pa me sytë e tij.

“Po pija kafe me tre shokë. Dëgjuam të shtënat përballë nesh. Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital”, shprehet Dajko Cenodemaj.

Pas të shtënave policia gjeti një makinë të djegur në Babicë, ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve në kodrat e zonës.