U hoqën si italianë, e pësojnë keq të shqiptarët

Dy shqiptarë u hoqën si italianë në aeroportin e Sarajevos në Bosnjë Hercegovinës dhe u arrestuan. Ndalimi i tyre u bë nga Policia Kufitare e Bosnjës. Shqiptarët i kishin falsifikuar kartat si të ishin shtetas italianë.

Pas një kontrolli në bagazhet e tyre u zbuluan dokumente origjinale, të cilat përcaktonin se bëhej fjalë për shtetas shqiptar.

Prokurori i Prokurorisë Kantonale, në Sarajevë ishte informuar për të gjitha dyshimet dhe tashmë shqiptarët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit.