U kapën në Rinas, ku i kishte fshehur sasinë e dollarëve turku dhe siriani

Detaje të tjera zbulohen nga policia për sasinë e dollarëve të sekuestruar në Rinas. Bëhet fjalë për 26.3 mijë dollarëve të cilat ishin të destinuara të nxirreshin nga Shqipëri për në Stamboll, nga dy të huaj, një sirian dhe një turk.

Policia bën me dije se këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A. “Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar. Sasia e parave u kap gjatë kontrollit në vijën e dytë të linjës Tiranë Stamboll.