U kthye nga pushimet dhe ndjeu shqetësim në kokë, e pabesueshme çfarë i gjejnë mjekët

Ky rast i pazakontë i një gruaje nga Britania e Madhe është bërë viral në rrjet.

Ajo u kthye nga udhëtimi i saj në Afrikë dhe kishte filluar të ndjente një shqetësim nën lëkurë tek pjesa e kokës.

Menjëherë ajo vajti në spital, nga ku mjekët u befasuan.

Brenda lëkurës, 55-vjeçarja kishte një larvë. Mjekët nxorrën larvën prej andej dhe e dërguan për ekzaminim.

Një mjek specialist ka thënë se ndoshta gruas i ishte ngjitur larva nga ndonjë peshqir që ka përdorur gjatë udhëtimit të saj në Afrikë.