U largua nga Vllaznia, por ja ku shfaqet Ignat (foto)

Largimi i tij ështe i sigurtë. Një gjë e tillë u pohua edhe dje nga trajneri Hasan Lika. Por, ditën e sotme mbrojtësi rumun Dan Ignat është shfaqur në Shkodër.

Mësohet se Ignat është në Shkodër për të tërhequr letrat nga klubi i Vllaznisë. Kjo pasi është arritur një marrëveshje me drejtuesit. Shkodra.Neës ka siguruar një foto të Ignat nga tribuna Vip në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ai është duke ndjekur ndeshjen Vllaznia – Kamza, e vlefshme për kupën e Shqipërisë. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0 – 1.