U mbajt sekret, çfarë përmban skenari i protestës së sotme të opozitës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë thirrur ditën e sotme të nisen drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protëstës së thirrur nga opozita e bashkuar.

Burime pranë opozitës bëjnë me dije se skenari i protestës është mbajtur sekret dhe do u bëhet i ditur organizatorëve vetëm pas orës 12 të drekës. Kjo për faktin se pritet të shihet pjesmarrja dhe numri i protestuesve që do nisen drejt kryeqytetit për të vendosur pastaj mbi skenarët e mundshëm.

Burimet thonë se nëse pjesëmarrja do jetë përtej parashikimeve, nuk përjashtohet edhe mundësia e portestes maratone duke marrë shembullin e protestes sé studentëve, të cilët dolën disa ditë me radhë dhe duke kaluar edhe natën përball kryeministrisë e duke bllokuar edhe akset rrugore të kryeqytetit.